VIDEO/ Aksident në Gramsh, trajleri kthehet përmbys, plagoset shoferi turk

118
Një shtetas turk ka mbetur i plagosur pasi trajleri që drejtonte, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Ngjarja u shënua në fshatin Mashan të Gramshit ku 35-vjeçari Isuf Burçan, punonjës i firmës që punon për ndërtimin e HEC-it në Moglicë, ka humbur drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe e më pas është përmbysur. I plagosuri u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.