Vdesin tragjikisht dy vajzat e mjekut shqiptar në Itali, u përplasën nga kamioni

67
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur dje në Firenze-Piza-Livorno, Itali. Sipas mediave italiane, mësohet se një makinë me tre shqiptarë është përplasur me një kamion. Nga aksidenti kanë mbetur të vdekura dy motrat shqiptare, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur. Sipas mediave italiane, dy motrat po udhëtonin me babain e tyre 58-vjeçar. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 58-vjeçari është mjek, rezident në Firence.