Pas i rrihte në kopësht, drejtoresha postonte foto me fëmijët “e lumtur”

517
Drejtoresha e kopshtit privat në Sauk të Tiranës, Anjeza Shabani, dinte të kujdesej mjaft mirë për imazhin e kopshtit privat dhe kjo duket nga fotot e publikuara në profilin e hapur në rrjetin social “Facebook”. Pasi u kishte futur ca shpulla të mira fëmijëve, ajo pasqyronte për prindërit një tjetër realitet. Përmes fotove në “Facebook” ajo postonte foto nga ambiente të bukura, fëmijë “të lumtur” dhe festa të shumta. Vetëm videoja e postuar në emisionin “Stop” arriti të zbulojë realitetin në atë kopsht dhe të ndërgjegjësojë prindërit për të pasur kujdes.
Sigal