Vdekja e 61-vjeçares nga kafshimi i qenve endacakë, qytetarët e Beratit në alarm

493
Sigal

Vdekja e 61 vjeçares mbrëmjen e djeshme si pasojë e kafshimit të disa qenve endacak, është ngjarje që ishte paralajmëruar pej kohësh.

Qenë endacak, të paushqyer, të pavaksinuar dhe në kushtet që askush nuk kujdeset për ta janë bërë mjaft problematik. Namir Lapardhja, si këshilltar, është shprehur pas ngjarjes se disa herë e ka ngritur zërin për këtë çështje.

“Disa herë në mbledhjet e këshillit e kam ngritur çështjen e qenëve endacak. Kam kërkuar ndërhyrje për respektimin e ligjit të vererinarisë për këto raste, sepse qentë po enden rrugëve të qytetit lirmshëm dhe ajo që që gjithë kishim frikë ndodhi”, tha Namir Lapardhaja, këshilltar dhe një zë reagues qytetar në këtë qytet.

Ngjarja ka tronditur dhe qytetarët në këtë qytet, të cilët në qendër të tij ndihen të rrezikuar nga kafshimi i qenëve. Ata shprehen se kjo situatë nuk mund të durohet më, pasi qëndrojnë në lulishte me fëmijët për të pushuar dhe ndihen të rrezikuar.

Ekzekutimi i qenëve endacakt vite më parë nga ana e bashkisë solli reagimin e shoqatave në mbrojtje të kafshëve, gjë e cila bëri që bashkia mos të kryejë më të tilla aksione, ndërkohë që mungojnë fondet për trajtimin e tyre, në këto kushte ata enden rrugëve.

Selime Braushi, 61 vjeçe humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pas plagëve të marra në trup dhe në kokë,sepse u sulmua nga qentë endacakt ndërsa punonte tokën e saj në fshatin Dyshnik pak kilometra larg qytetit të Beratit.