Pas gjetjes së trupit të Emiliano Sala-s, motra bën dedikimin prekës: “Sa të ekzistoj…”

387
Sigal

Zyrtarisht futbollisti Emiliano Sala deklarohet i vdekur, pasi trupi i tij u gjet në rrënojat e avionit të zhdukur rreth 3 javë më parë.

Motra e tij Romina shpreh pikëllimin për humbjen e të vëllait, ndërsa në postimin e saj në rrjetet sociale shkruan:

“Shpirti yt në shpirtin tim do të shkëlqejë përgjithmonë, duke më ndriçuar për aq sa të ekzistoj. Të dua, Tito”.

28-vjeçari Emiliano Sala po udhëtonte për në Cardiff në një avion ku ndodhej vetëm me pilotin, i cili u zhduk në zonën e Kanalit anglez më 21 janar.

Kërkimet për trupin e tij u sponsorizuan nga fondet e mbledhura nga fansat apo miqtë e futbollistit.