Udine, zbulohet thesari i hajdutëve shqiptarë, arrestohen tre, kërkohet i katërti

537
Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane në Udine dhe Pordenone pas një hetimit të përbashkët për të shkatërruar një bandë që organizonte vetëm vjedhje, shkruan medias italiane, citon Syri.net.
Policia ka kapur mallrat e vjedhura që vlenin mbi 20 mijë euro, ka sekuestruar 3600 euro që dyshohet se kanë ardhur nga veprimtaria e paligjshme dhe dy kg heroinë dhe kokainë që vlenin për më shumë se 60 mijë euro në treg.
Të tre burrat shqiptarë, L.D. 28 vjeç me banim në Milano, A.I. 22 vjeç i pastrehë dhe i treti, E.H. 58 vjeç me banim në Pordenone, janë akuzaur për vjedhje në banesa dhe tregtim droge.
Një person i katërt është ende në kërkim. Operacioni blic u zhvillua djë në agim. Karabinierët hynë në një godinë ferme në Fontanafredda.
Gjatë bastisjes, policia u sekuestroi 3600 euro, mallrat që vlenin mbi 20 mijë euro, valixhe e ora të vjedhura një natë më parë në Vittorio Veneto. Në një vrimë në mur kishin fshehur 2 kg drogë, subsstancën me të cilën e prisnin dhe dy peshore precize.
Në fund sekuestroi dhe një makinë të madhe me disa targa të vjedhura.
Sigal