U hodh nga kati i tretë, vdes në vend gruaja

60
Një 48-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ajo është identifikuar me inicialet R.P dhe sipas deklaratave të familjarëve vuante nga depresioni.
Informacioni paraprak i Policisë:
Më datë 18.07.2017, në numrin e Emergjencave 112, rreth orës 21:13, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Arkitekt Kasemi” është hedhur nga ballkoni një shtetase.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se nga kati i 3 – i pallatit, është hedhur shtetasja, R. P., 48 vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga hetimet paraprake dhe deklarimeve të familjarëve, është mësuar se shtetasja R.K., vuante nga depresioni.
Vazhdon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.