‘Bashkëpunëtori X’, Albert Veliu merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

584
Sigal

I konsideruar si bashkëpunëtori X, Albert Veliu i cili shfaqet në audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Më herët Albert Veliu ka qenë në selinë e PD, ku është takuar me deputetin e PD Ervin Salianji. Dëshmitari Albert Veliu është shoqëruar tek Krimet e Rënda nga avokatët Artan Murrizi dhe Ivi Kaso.

Paraditen e sotme deshmitari Albert Veliu dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës.

Kujtojmë se për çështjen në fjalë ka dy procedime penale, njëri në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të vetë Agron Xhafaj dhe njëri tek Krimet e Rënda për trafik droge. Hetimi nga Prokuroria e Tiranës nisi pas kallëzimit të Agron Xhafaj për kallëzim të rremë.

Vëllai i ministrit mohoi se në audio ishte zëri i tij dhe tha se ishte një montim. Për këtë arsye në letrën publike ai pohoi se kishte depozituar zërin për ekspertim.