Gjirokastër, 65 vjeçari gjendet i pajetë në anë të lumit

Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Palokastër në Gjirokastër.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, dyshohet se viktima është mbytur, teksa blutë kanë nisur hetimet rreth shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Sigal

“Mëngjesin e ditës së sotme, në afërsi të fshatit Palokastër, në pikën e bashkimit të lumit Kardhiq me lumin Drino është gjetur i pajetë trupi i një shtetasi të seksit mashkull, rreth 65 vjeç. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe shkaqet e mbytjes së tij”, njofton policia.