Trump: Nuk kam plane të shkarkoj zv/prokurorin e përgjithshëm

435
Sigal

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk ka në plan ta shkarkojë zëvendës Prokurorin e Përgjithshëm, Rod Rosenstein, që mbikqyr hetimin e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe nëse zoti Trump ka penguar drejtësinë duke u përpjekur të frenojë hetimit.

Ndërsa dilte nga Shtëpia e Bardhë të hënën për të shkuar në Florida ku do të mbante një fjalim, ndërsa zotit Rosenstein do të udhëtonte me të në avionin presidencial, zoti Trump u tha gazetarëve se ka një “marrëdhënie shumë të mirë” me numrin dy të Departamentit të Drejtësisë.

Udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara e ka sulmuar herë pas here zotin Rosenstein lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar hetimin për Rusinë.

Zoti Trump tha se nuk e njihte zotin Rosenstein para se të bëhej president, por shtoi se “ka pasur mundësi ta njohë dhe shkon shumë mirë me të”.

Të dy ata patën një takim prej gjysmë ore në avion, dhe një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se kjo do të thotë që Rosenstein vazhdon të jetë në post.