Tiranë, sekuestrohen nga polica 1700 paketa, arrestohet 50-vjeçari

482
Në 50-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për kontrabandë dhe zhvillim të veprimtarisë së paligjshme. Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit Arben Cerina, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1700 paketa me cigare kontrabandë, dhe produkte të tjera.
“Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ne baze te planit operacional “Merkuri i bardhe” është kryer operacioni “Vazhdimesia” dhe mbas informacioneve te grumbulluara per nje veprimtari te paligjshme e cila dyshohej se zhvillohej ne banesën e tik private, nga ana e Policisë është shkuar dhe është ushtruar kontroll.
Nga kontrolli i ushtruar ne këtë banese ne pronësi te shtetasit Arben Cerina eshte gjetur nje sasi prej rreth 1700 paketa Karelia SLIMS pa pulle Fiskale te dyshuara kontrabande.
Gjithashtu ne banesën e këtij shtetasi jane gjetur te pashoqëruar me fatura tatimore edhe 270 cope paketa “Karelia”, 40 cope paketa “George Karelia”,130 paketa marlboro,90 paketa “Ëinston”, 50 paketa “Philip Morris”, 40 kuti me duhan “Sheldia”, 92 koli me pije energjike “B52″, 25 koli me “Bake Rolls”, 7 koli me birra “Peja”, 11 koli me salce domatesh “Divella”, 3 koli me Lemon Soda”,1 koli me “Orange Soda”, 4 koli me “Bravo” pjeshke, 6 koli me birra “Stela”, 9 koli me “Neskafe” kanace, 3 koli me “Pepsi”, 42 cope salce domatesh, 40 cope miell me mbishkrimin “Mulliri i Arte”, 20 cope miell “Ola”, 2 koli me test enesh,18 koli me “Croasant Replay”. Kjo sasi malli është konfiskuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tirane për veprat penale te “Tregtimit dhe transportimit të mallrave kontrabandë”, “Fshehjes të të ardhurave”, të parashikuara nga nenet 178, dhe 180 të Kodit Penal, në ngarkim të të arrestuarit Arben Cerina.
Sigal