Tragjike në Sarandë, mbytet në liqenin e Mursisë një 4-vjeçar, ishte me familjarët e tij kur…

77
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një 4-vjeçar është mbytur në liqenin e Mursisë. Mësohet se i mituri ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij por në një moment është shkëputur prej tyre pasi u pickua nga bleta dhe është mbytur aksidentalisht në liqen. Edhe pse ai është dërguar në spital nga familjarët e tij, mjekët nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.