Tiranë: Policia arreston të dyshuarin për vrasjen në Linzë

52
Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 4 ditëve më parë në zonën e Linzës, ku u ekzekutua Enton Nikaj. Sipas burimeve zyrtare, është arrestuar 20-vjeçari Emiljano Ninaj. Ai është ndaluar gjatë kontrollit të policisë në zonën e Shkozës.

Një ditë më parë policia arrestoi ish-efektivin e policisë Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç, i cili akuzohet për bashkëpunim në vrasje. Identifikimi i autorëve të vrasjes erdhi pas verifikimit të pamjeve që identifikonin qartë personat që morën pjesë në vrasjen e 30-¬vjeçarit Nikaj, Policia njofton se ka arrestuar edhe disa persona të tjerë, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Mes 5 të dyshuarve për vrasjen e Nikajt është edhe Ervis Martinaj, i njohur si person me precedentë të rrezikshëm penalë, i cili mendohet se është ekzekutori i 30¬-vjeçarit.

Sipas burimeve pranë prokurorisë, protagonistët e ngjarjes kanë qenë të vetëdijshëm se vendi survejohej me kamera, mirëpo në konflikt e sipër ngjarja iu doli jashtë kontrollit. Për vrasjen momentalisht janë ngritur disa pista hetimi, ku më kryesorja është ajo për borxhin e pakthyer.