Tiranë, në gjendje depresioni 68-vjeçari vret veten me thikë

43
Një 68-vjeçar ka tentuar që të vrasë veten me thikë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në banesën e shtetasit K.L., banues në Laknas të Kamzës.
Sipas mediave, 68-vjeçari ka përfituar nga momenti kur ka qenë i vetëm në banesë. Si pasojë e tentativës së vetëvrasjes, ai ka marrë një plagë të rëndë në trup dhe ndodhet në spital, në nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat paraprake mendohet se ai e ka kryer aktin në gjendje depresive.