Tiranë/ Aksident tragjik, humb jetën 35 vjeçarja

514
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 35 vjeçare.
Burime nga policia thanë se aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Peshkatarit” dhe automjeti tip “Mercedes-Benz ML”, i drejtuar nga Bledar Duka, 27 vjeç, ka përplasur për vdekje kalimtaren 35-vjeçare, banore e zonës.
Pas aksidentit makina është larguar me shpejtësi duke mos u ndaluar për ti dhënë ndihmën e parë të aksidentuarës. Por shofer i është vënë në pranga pak minuta më vonë. Ai është Bledar Duka, 27 vjeç.
Sigal