Tentoi të vrasë me armë zjarri 29-vjeçarin, arrestohet i riu në Krujë (Emri)

155
Policia e Krujës ka arrestuar një nga personat e dyshuar që kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një person në shkurt të këtij viti. Në pranga ka përfunduar Mariglen Caca 19 vjeç, banues në Krujë, pasi në bashkëpunim me F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç, pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë A.P. 29 vjeç.
Njoftimi i policisë: 
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas një pune hetimore intensive kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit: Mariglen Caca 19 vjeç, banues në Krujë.
Shtetasi i mësipërm, më datë 22.02.2018 në Fushë- Krujë, në bashkëpunim me shtetasit F.C.30 vjeç, S.C.25 vjeç dhe L.C. 47 vjeç, pas një konflikti çasti dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.P. 29 vjeç, banues në Krujë.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasve F.C. S.C dhe L.C. të cilët janë shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 76-25-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.