Sulmoi dy femra në Britani, 12 vjet burg 19-vjeçarit shqiptar

414
Një i ri shqiptar, është dënuar me 12 vjet burg. Edison Mulaj, 19 vjeç (në foto), sulmoi dy femra në rrugë duke përdhunuar njërën pre viktimave të tij. Ngjarjet kanë ndodhur në shkurt dhe mars të këtij viti, ndërsa 19-vjeçari kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm nëntorin e kaluar.
Viktima e parë ishte duke u kthyer nga puna në shtypi, ndërsa e dyta po kthej në shtëpi e vetme në orën e para të mëngjesit pasi kishte kaluar natën jashtë.
Pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë Mulajn, djalin e një punonjësi policie në Shqipëri, se ishte në të njëjtin lokal me viktimën e dytë dhe nga pamjet ai shihet duke qëndruar afër saj.
Kamerat gjithashtu tregojnë se ai po ndiqte nga pas vajzën në fjalë deri tek vendi ku ajo kishte parkuar makinën. 19-vjeçari shqiptar e ka grabitur dhe më pas e ka zhveshur duke e përdhunuar tri herë.
Makthi i vajzës ka zgjatur një orë e gjysmë, para se ajo t’i shpëtonte nga duart shqiptarit dhe të hidhej para një makine që po kalonte aty pranë duke i kërkuar drejtuesit të saj që të lajmëronte policinë.
Pas denoncimit të saj, Mulaj u arrestua tri ditë më pas ku u gjet me të njëjtën bluzë dhe atlete që mbante vesh ditën e përdhunimit.
Para gjykatës, Mulaj pranoi akuzat për përdhunim, grabitje dhe sulm seksual.
Gjatë dhënies së vendimit, gjykatësi tha se, shqiptari kishte një skenar për sulmin e çdo femre që ecte natën e vetme në rrugë.
Sigal