Skafi me 2 ton kanabis në Itali, ja kush është skafisti 19 vjeç nga Vlora. Emri

479
Një ditë më parë në Ferrara të Italisë u kapën dy furgona me 2 ton kanabis sativa që kishin mbërritur me një gomone. Në pranga është vënë një skafist vlonjat 19 vjeç. Sot është bërë publik edhe emri i tij.
Roland Rapi quhet shqiptari nga Vlora i arrestuar ditën e djeshme në Ferrara pasi sekuestrimit të 2 ton drogë që mendohet se vinte nga Shqipëria, ndërsa u shpallën në kërkim edhe tre persona të tjerë.
Sasia e drogës ishte ngarkuar në dy furgonë dhe bëhej fjalë për 2 ton marijuanë dhe 10 kg hashash, një pjesë në sasi të ngurtë e një pjesë në sasi të lëngshme.
Nëse kjo superngarkesë do të ishte hedhur në treg, prej saj do të përfitoheshin 20 milionë euro kesh.
Sigal