Vlorë, gjendet i pajetë në kanal një 50 vjeçar, dyshimet e para

306
Sigal

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të enjtje në Vlorë.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale G.B. është gjetur i pajetë në një kanal në lagjen “24 Maji”, në Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.