S’iu bind policisë, Prokuroria e Tiranës kërkon 6 muaj burg për Stresin

424
Prokuroria e Tiranës, në pretencën e saj të paraqitur sot në gjykatë ka kërkuar dënimin me 6 muaj burg të reperit Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi. Sipas hetimeve, ka rezultuar se Stresi është fajtor për mosbindje ndaj urdhrit të policisë në postobllok për të ndaluar dhe për drejtim mjeti pa patentë.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 muaj për kundërshtim të policisë dhe 5 muaj për drejtimim të automjetit pa lejen përkatëse. Arkimed Lushaj u shoqërua në polici në fund të muajit janar të këtij viti, pasi u ndalua në zonën e Laprakës në kryeqytet. 
Ai u shoqërua në komisariatin e policisë rrugore, për t’iu nënshtruar testit të alkoolit dhe për verifikimet e rastit, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Stresi u prangos në Tiranë mesditën e 21 qershorit, ditën e zgjedhjeve, por u lirua disa orë më pas, pasi nuk figuronte në listen e personave të shpallur në kërkim.
Sigal