Koka-Rauning: Përmirësim fushës së mjedisit, qëllim arritja e standardeve të BE-së

264
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti sot në një takim Ambasadorin e OSBE-së, Florian Rauning. Në takimin ku në fokus ishte vlerësimi i riskut të korrupsionit në fushën e mjedisit, ishte i pranishëm dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Rauning vlerësoi punën e Ministrit të Mjedisit në këto 20 muaj. 
Sakaq, ministri Koka falenderoi Rauning për mbështetjen dhe sugjerimet e vlefshme. Është punuar shumë për ndarjen e menaxhimit nga kontrolli. Detyra jonë është rritja e performancës së institucioneve.
“Detyra jonë është rritja e performancës së institucioneve. Jemi të ndërgjegjshëm se duhet të punojmë akoma për të përmirësuar legjislacionin në fushën e mjedisit. Qëllim arritja e standardeve të Bashkimit Europian”, tha Koka.