Shuhet figura e njohur e futbollit shkodran, Esat Rakiqi

423
Sigal

Është ndarë sot nga jeta një nga figurat e njohura të
futbolli shkodran, Esat Rakiqi.

Në moshën 73-vjeçare, ish-futbollisti dhe trajneri me
përvojë të madhe në futbollin shqiptar, ka humbur luftën me një sëmundje të
rëndë.

Ai ndodhet në SHBA, ku kishte shkuar për të qëndruar pranë
vajzës së tij. Ceremonia mortore do të zhvillohet në Shkodër, pasi trupi i tij
të mbërrijë nga Amerika.

Rakiqi ka qënë futbollist i Vllaznisë në vitet ’60-’70 duke
fituar disa trofe me klubin shkodran. Pas karrierës si futbollist, ai filloi
punën e trajnerit, të cilën e kreu për plot 33 vjet, duke qënë zv/trajner jo
vetëm i Vllaznisë, por edhe i Laçit dhe Kukësit në kohën që këto të fundit
drejtoheshin nga trajneri Armando Cungu.