ISHMP sekuestron një ari 10- muajsh në Qafë-Krrabë

607
Sigal

Gazeta Telegraf/  Një ari 10-muajsh që mbahej në robëri në zonën e Qafë-
Krrabës është sekuestruar nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit
  gjatë ditës së sotme. Ariu  i quajtur Tedi  është kontrolluar nga veterinerë të huaj të
cilët kanë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe vaksinimin e ariut.

Pas konfiskimit ariu Tedi është dërguar në Kopshtin Zoologjik
të Tiranës ku do të qëndrojë përkohësisht deri në gjetjen e një strehe  jashtë vendit.  

Ndërkohë shtetasi me iniciale K.H  që mbante në robëri ariun për qëllime fitimi
është cuar për ndjekje penale. 

Vetëm gjatë vitit
2016  numërohen 15 arinj të cliruar nga
robëria dhe që janë transferuar apo që janë në proces transferimi në strehimore
të vecanta jashtë vendit falë punës së inspektorëve të mjedisit, specialistëve
të Ministrisë së Mjedisit dhe bashkëpunimit me shoqata të ndryshme mjedisore që
operojnë në këtë fushë.

Transferimi i arinjve të mbajtur në robëri vjen në
kuadër nismës së Ministrisë së Mjedisit për të adresuar njëherë e mirë këtë
problematikë të faunës së egër në vendin tonë. 

Përvec konfiskimit dhe strehimit të arinjve të
mbajtur në robëri, Ministria e Mjedisit është duke punuar edhe për realizimin e
identifikimit të plotë dhe matrikullimin e të gjithë arinjve që mbahen në
robëri nëpërmjet vendosjes së mikrocipeve dhe një fushate ndërgjegjësuese per
fenomenin e mbajtjes në robëri të arinjve në Shqipëri.