SHBA, Hillary Clinton: “M’u duk sikur Trumpi po më zinte frymën në skenë”

Intervistën e parë që prej debatit të dytë televiziv me
Donald Trumpin, Hillary Clinton e dha për moderatoren Ellen DeGeneres. “M’u duk
sikur Trumpi po më zinte frymën në skenë”, tha kandidatja demokrate

“Ishte
e qartë se kundërshtari im po përpiqej të dominonte të gjithë hapësirën deri
tek vendi ku ishte ulur publiku. Mund të ndjeje tek ai zemërimin që buronte nga
publikimi i videos dhe çdo gjë tjetër e dalë nga “Acces Hollywood”. M’u duk
sikur po më ndiqte rreth e rrotull skenës. E ndjeja praninë e tij prapa meje e
mendova: kjo është e bezdisshme” U përpoqa të mos humbisja përqendrimin”, tha
ajo.

Sigal

Republikani
mohon t’i jetë ngjitur në këtë mënyrë rivales së tij. 

“Unë
rri në podium pranë karriges time. Ajo çohet dhe ecën mespërmes e ndalon
ngjitur me mua, dhe ditën tjetër lexoj në gazetë se “Trumpi pushtoi hapësirën e
Hillary-t”. Besomëni, hapësira e saj është e fundit që do të më shkonte nëpër
mend të pushtoja”, tha manjati amerikan. 

Pas
videos denigruese për gratë, Trump ka pësuar rënie të ndjeshme në sondazhe.
Skandali i fundit paraqitet shumë më shqetësues për kandidatin republikan se
çdo polemikë tjetër që ka ngjallur deri më tani. /Gazeta Telegraf/