Ministri Dervishaj: By-passi I Fierit mbyll punimet në pranverën e 2017-s

497

Gazeta Telegraf/ Ministri
i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka inspektuar punimet për
ndërtimin e By-passit të Fierit.

 

Ministri Dervishaj tha se
pavarësisht problematikave të së kaluarës, problemet janë të tejkaluara dhe po
punohet me kapacitet të plotë. Dervishaj u shpreh se  nëse ritmi i
punimeve do të jetë konstant, projekti do të përfundojë brenda pranverës të
2017.

Dervishaj deklaroi se mund të
ishte bërë më shumë në aspektin e punimeve, por pavarësisht kësaj e rëndësishme
është të krijohet një frymë sa më e mirë bashkëpunimi mes aktorëve të
përfshirë, si firma kontraktore dhe “ARRSH”,  sepse është një projekt që
kërkon angazhim në ekip.

Ministri
Dervishaj u ndal edhe te problematikat, në veçanti te shpronësimet. Pas takimit
që zhvilloi me disa banorë që ende nuk kanë marrë vlerën e shpronësimit të
tokës, Dervishaj u angazhua se Ministria do të bëj maksimumin që banorët të
marrin atë që ju takon me ligj.

Dervishaj
tha se duhet të jemi të qartë se buxheti i shtetit ka pasur vështirësi, prandaj
duhet të ekonomizohen fondet që janë në dispozicion, duke i investuar te ato
projekte që kanë produktivitetin dhe efektivitetin më të madh, si në aspektin
social ashtu dhe nga pikpamja e transportit.

Ministri
Dervishaj nënvizoi se me një komunikim të vazhdueshëm dhe me një ndjekje të
vazhdueshme të problemeve të ecurisë së punimeve, do të arrihet qëllimi për ta
përfunduar By-passin e Fierit, brenda pranverës 2017.

Sigal