Shqiptari vret bashkëshorten 30-vjeçare me thikë, në sy të fëmijëve

430
Një shqiptar ka vrarë mgjatë natës së shkuar bashkëshorten e tij shqiptare 30 vjecare.
Ngjarja ka ndodhur në komunën Gallarate në provincën e Vareses. Shqiptari e ka goditur bashkëshorten disa herë me thikë deri në vdekje para dy fëmijve të tyre të mitur të moshës 3 e 11 vjec. Më pas shqiptari ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe ka treguar krimin.
“E kam vrarë unë”, ka thënë ai sapo ato kanë mbërritur në vendgjarje.
Policia e komunës së Gallarates ka konfirmuar se 30 vjecare shqitpare ka ndërruar jetë pas një plage të thellë thike të marrë në fyt nga bashkëshorti i saj.
Ndërkohë gjatë natës edhe dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar për plagosje.
Sigal