Shkrumbohen 3 makina gjatë natës në kryeqytet, dyshimet e para

496
Sigal

Tre automjete janë shkrumbuar gjatë natës në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Haredin Shtino”. Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.

Mësohet se fillimisht ka marrë flake mjeti ‘Mercedes Benz’ në pronësi të Majlinda Ndregjoni dhe më pas janë djegur dhe 2 automjete te tjerë të parkuar afer tij.

Bëhet e ditur se mjetet e tjera, nje ‘Mercedez Benz’ në pronësi të Gramoz Nazeraj dhe një ‘Audi A4’ në pronësi te Altin Çelikut. Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zone dhe po punon për identifikimin e autorit.