Laç, vetëvaret 23 vjeçari, vuante nga depresioni

352
Një i ri 23-vjeçar nga Laçi i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e së dielës. Burime policore lokale bëjnë të ditur se, 23-vjeçari është gjetur i varur në sallën e bagëtive të familjes së tij. 
Prindërit e tij kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila, me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ka kryer veprimet hetimore paraprake. 
Nga marrja në pyetje e familjarëve të viktimës, shtetasit Armando Lekgegaj, ka rezultuar se ai vuante prej kohësh nga depresioni.
Sigal