Ambasada e Kuvajtit në Tiranë: Autori i vrasjes së 4 marinsave në SHBA me nënshtetësi jordaneze

569
Referuar lajmit të publikuar nga shtypi ndërkombëtar se vrasja si pasojë e një sulmi terrorist ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ditën e enjte më 16 korrik 2015, ku mbetën të vrarë disa persona dhe u plagosën disa të tjerë, ku bëhej me dije se personi i kryerjes së krimit është nënshtetas amerikan me kombësi kuvajtiane, Ambasada e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë reagoi duke sqaruar se autori nuk është kuvajtian.
Në njoftimin për shtyp, Ambasada e Kuvajtit mohon të gjitha këto pretendime të pabaza dhe informon se “terroristi i quajtur Mohammad Jousef Abdulaziz, autori i vrasjes, i cili u vra më pas nga policia amerikane mban nënshtetësinë jordaneze dhe jo nënshtetësinë kuvajtiane. 
Ai ka lindur në Shtetin e Kuvajtit në shtator të 1990, gjatë periudhës së pushtimit nga Iraku. Personi në fjalë ka vizituar Kuvajtin më datë 31.05.2010 ku më pas është larguar për në Mbretërinë e Jordanisë më 18.06.2010″.
Sigal