Pr/ligji për Arsimin e Lartë, Basha: Kjo reformë do ketë impakt negativ tek brezat e rinj

397
Një ditë para se pr/ligji për arsimin e lartë të votohet në parlament, opozita mbledh në një tryezë pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët kundërshtojnë këtë pr/ligj.
Tryeza është mbledhur me temën “Qeveria godet arsimin e lartë”. Në fjalën e tij, Basha fillimisht ka vlerësuar se, “procesi për reformën në arsimin e lartë nisi me transparencë, por shumë shpejt u kthye në një labirinth”. 
“Në seancën e së nesërmes duam të jemi dhe zëri i atyre që kanë folur kanë shkruar dhe kanë dalë nëpër sheshet e protestave dhe që nuk janë dëgjuar. Ky ligj i jep një goditje fatale aspiratave për arsimim. Sipas kësaj skeme, universitetet publike barazohen me ato private”, deklaroi Basha. 
Ai ka nënvizuar se, shqiptarët sot kërkojnë që arsimi i lartë të jetë i përballueshëm, ndërkohë që qindra të rinj kanë braktisur sipas tij studimet sepse nuk përballojnë dot tarifat. 
“Synimi ynë është që arsimi i lartë të jetë i aksesueshëm nga sa më shumë të rinj. Kjo reformë do të ketë një impakt negativ tek qindra e mijëra familje shqiptare dhe tek brezat e rinj. Të luftojmë që të rrisim cilësinë në arsimin e lartë”, tha Basha.
Sigal