Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sonte në Shkodër.

Automjetit të një punonjësi të Tatimeve i është vendosur granatë.

Mësohet se granata është vendosur në mjetin e Nehat Zaganjorit dhe ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg. Fatmirësisht granata e vendosur në mjetin tip “Benz” nuk ka shpërthyer. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë. Nga të dhënat e para ka dyshime se sinjali kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve është për shkak të detyrës.