Shkodër, grabitësi sulmon të moshuarën në rrugë dhe i këput varësen e floririt

424
Një grua rreth 60 vjeç, është grabitur në vendin e quajtur rruga e Jezuiteve në afërsi të shkollës “Pjetër Meshkalla” në qytetin e Shkodrës. Grabitësi ka qenë në një biçikletë dhe ka arritur t’i marrë gruas një zinxhir ari, dhe më pas është larguar.
Grabitësi ka tentuar t’i marrë edhe çantën, por nuk ia ka arritur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë marrë në pyetje gruan. Sakaq, janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve të zonës, në mënyrë që të identifikohet autori i grabitjes, i cili sipas dëshmitarëve, nuk ka qenë i maskuar.

Sipas uniformave blu, e moshuara ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike për shkak të grabitjes.
Sigal