Shkodër, arrestohen dy persona me drogë dhe armë silenciator

416
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe tarafikim të armëve dhe municioneve.
Në pranga u vunë Adrian dhe Eldin Tula 47 dhe 20 vjeç.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore u organizua plani operacional, ku gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një sasi prej 486.6 g bimë narkotike e llojit Canabis Sattiva, dy aksesore zhurmshues (selenciator), armë zjarri. Një sere plasmasi ku brenda saje kishte 187( njeqind e tetedhjet e shtate) tasa plastik nje perdorimesh të mbushur me nga një farë brenda”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve” & ”Trafikimi i armëve dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278/a të Kodit Penal.
Sigal