Shoqërohen 20 persona, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë nga atentati në ish-Bllok

486
Sigal

Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, si rrjedhojë e një atentati në një lokal në zonën e ish Bllokut, të dyshuar ndaj shtetasit Ervis Martini, emri i të cilit është mes të plagosurve.

Nga pamjet e kamerave dyshohet se viktima Rigers Gaxha ka qëlluar ndaj autorit me të cilin kishte nisur një konflikt fillimisht verbale e më pas fizike e deri tek armët.

Rigers Gaxha dhe Laert Hasa kanë qenë shoqërues të Ervis Martinajt. Të tre protagonistët ishin ulur në një tavolinë në lokal.

Burime bëjnë me dije se është plagosur dhe një person i tretë i paidentifikuar, që është trasportuar një një spital privat në Tiranë.

Ndërkohë raportohet se numri i të shoqëruarve është më shumë se 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Nga atentati mbetën të plagosur Ervis Martinaj, Laert Hasa dhe një i tretë, ende i paidentifikuar.