Shkatërrohet rrjeti shqiptaro-bullgar i heroinës në Spanjë

433
Policia spanjolle ka deklaruar se ka shkatërruar një rrjet shqiptaro-bullgar të trafikut të heroinës dhe drogave të tjera, që nga Turqia përmes Ballkanit mbërrinte në qytetet e Barcelonës dhe Tarragonës. Autoritetet lokale bënë me dije se kanë arrestuar 7 persona dhe se kanë zbuluar një laborator të sofistikuar për përpunimin e drogës në një fshat pranë Barcelonës ku kanë gjetur dhe sekuestruar 38 kg heroinë të pastër, 8 kg kokainë, 50 kg kimikate dhe një armë me silenciator. 
Në një deklaratë për shtyp, Guardia Civil ka bërë me dije se, “anëtarët e rrjetit kishin përgatitje ushtarake dhe vepronin me një disiplinë të rreptë”.  Grupi tërhoqi vëmendjen e autoriteteve spanjolle, të cilat bashkëpunuan me autoritetet shqiptare pasi konfiskuan dokumentet e trafikantëve në një operacion të mëhershëm. Sipas burimeve, grupi udhëhiqej nga një shtetas shqiptar me një histori të gjatë kriminale, ndaj dhe u vu nën mbikëqyrje. Autoritetet iberike shtojnë se, shtetasit shqiptarë e trafikonin drogën, ndërsa operacionet e shpërndarjes i merrte përsipër pjesa bullgare e rrjetit. 
Sigal