Ishte duke punuar, 60-vjeçari bie nga kati i dytë dhe humb jetën

262
Sigal

Një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi ka rënë nga kati i dytë ku ai ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në Vorë.

“Më datë 29.01.2021, rreth orës 11:00, në Vorë, duke punuar në banesën e tij, aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. A., 60 vjeç”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.