Shkatërrohet grupi fierak i prostitucionit në Itali, vaj të nxehtë vajzave shqiptare që…

614
Kupola shqiptare që kishte monopolizuar zonat më fitimprurëse të prostitucionit në unazën e jashtme në jug të Milanos është shkatërruar nga policia italiane. Në operacionin e kryer nga autoritetet italiane ditët e fundit, janë arrestuar disa shqiptarë, që bazën e tyre e kishin në Brianza.
Urdhër-arreste nga gjykata e Milanos janë lëshuar për 25 persona me origjinë shqiptare të akuzuar për trafik droge, shfrytëzim e nxitje prostitucioni. Ata akuzohen se kanë shfrytëzuar edhe vajza të rejja nga Lindja duke i detyruar të prostituojnë në rrugët e Brianza-s, madje në disa raste edhe i kanë keqtrajtuar e tortuar fizikisht. Njërës prej tyre i kanë hedhur vaj të nxehtë në këmbë, shkruajnë mediat italiane.
Nga hetimet u zbuluar se një grup tjetër shfrytëzuesish rumunë ishin të detyruar t’i paguanin një taksë bandës shqiptare që ishin me origjinë nga Fieri. Çdo vajzë bënte 500 euro nata, rreth 12 mijë euro në muaj, shkruan Il Cittadino. Mjafton të shfrytëzoje 3 për të bërë 40 mijë euro në muaj. Por në këtë rrjet ishin të përfshirë rreth 30 vajza, shumica e të cilave shqiptare, rumune dhe moldave të moshës nga 20-25 vjeç. Të gjitha dërgoheshin në Itali me mashtrimin se do u gjehej një punë, e përfundonin në rrjetin e prostitutave.
Sigal