Sherr për pazare droge, shqiptari plagos me thikë 20 -vjeçarin

406
Një shqiptar është përleshur me një italian në Rimini për pazare të drogës. Mësohet se shqiptari e ka goditur me thikë në shpinë italianin, i cili është shtruar në kujdes intensiv në spitalin e Cesena. Lajmi është bërë i ditur nga mediat, sipas të cilave, 20-vjeçari italian kishte precedentë të mëparshëm të konsumit dhe trajtimit të drogave të lehta. Ndërkohë, shqiptari është arrestuar në tentativë për t’i shpëtuar policisë. Ndërsa, shkak i konfliktit kanë qenë arsyet që lidhen me pazaret e drogës.
Sigal