Sherr për kullotat, 25-vjeçari vritet me kallashnikov

589
Një i ri është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Tropojës. Viktima është me iniciale R.A. 25 vjeç. Burime nga policia thonë se 25-vjeçari që u vra ishte duke kullotur bagëtitë. Policia e Tropojës thotë se i riu u ekzekutua me kallashnikov.
Ndërkohë, uniformat blu kanë identifikuar autorin e vrasjes dhe e kanë shpallur në kërkim. Ai është 23 vjeç me iniciale S.R. Autori kishte njohje me viktimën dhe po kulloste gjithashtu bagëtitë.
Nga hetimet paraprake të policisë, vrasja ka ndodhur pas një sherri për motive banale mes dy barinjve.
Sigal