Përse Lu s’ka dalë asnjëherë në mbrojtje të Presidentit Trump?

529
Ka qenë suprizuese për të gjithë shqiptarët përse ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, asnjëherë, nuk ka dalë në mbrojtje të Presidentit të SHBA Donald Trump, kur ai është sulmuar nga Rama apo politikanë të tjerë, si dhe nga segmente të ndryshme të medias.
Është e vërtetë që Donald Lu ka qenë i emëruar nga Barak Obama, por me siguri, në bazë të ligjit amerikan, ka detyrimin të mbrojë imazhin dhe figurën e ccdo Presidenti të zgjedhur të SHBA. Aq më tepër që sipas ligjit amerikan ambasadori LU duhet të jetë rikonfirmuar në detyrë)qoftë dhe formalisht) nga Presidenti Trump, por edhe nëse kjo nuk ka ndodhur, së paku moralisht e ka këtë detyrim.
***
Shqiptarët e konsiderojnë SHBA një vend partner (që është më shumë një përkufizim politik), por më shumë si një vend mik që i është gjendur në momente të vështira. E konsiderojnë si simbolin e demokracisë. Të fuqisë ekonomike globale dhe të mirëqenies. Si vendi ku shqiptarët kanë emigruar vazhdimisht për të realizuar ëndrrën e tyre për liri e mirëqenie. Madje shqiptarët e duan aq shumë SHBA saqë europianët çuditen. Këto janë fakte.
Por, asnjëherë shqiptarët, së paku në këto 27 vitet e fundit, s’e kanë lidhur dashurinë e tyre për SHBA, me përkatësinë politike, as në Shqipëri dhe as në SHBA. Thënë më thjesht, të gjithë shqiptarët i kanë dashur njëlloj si presidentët republikanë ashtu edhe ata demokratë të SHBA. Për shqiptarët e të gjithë përkatësive politike, SHBA ka qenë një dhe vetëm një, pavarësisht ndryshimeve politike në SHBA.
Po ashtu shqiptarët, asnjëherë nuk kanë futur hundët në punët e brendshme të SHBA për të mbajtur anën e republikanëve apo të demokratëve. Kjo ka ardhur ndër të tjera sepse ata kanë menduar, më të drejtë, se një vend me kulturë të ulët demokratike si Shqipëria, më i varfëri në Europë, dhe i gjendur në një tranzicion me shumë probleme me korrupsionin, lidhjet e shtetit me krimin e organizuar, me ndërtimin e shtetit ligjor, e tjerë e ka të pamundur ti japë mend SHBA. Jo më të fusë hundët për ta kritikuar apo mbajtur anën e kësaj apo asaj pale.
***
I pari e ndoshta i fundit në historinë moderne të Shqipërisë që ka futur hundët në fushatën elektorale presidenciale të SHBA në vitin 2016 ka qenë Edi Rama. Ai në mënyrën më të padenjë të mundshme, por mesa duket me porosi të Sorosit, e ka quajtur kandidatin për president Trump “si turp i njerëzimit” dhe iu ka bërë thirrje amerikanëve “të mos e votojnë”! Apo që “zgjedhja e tij do të shkaktojë prishjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA?! Kjo ndërhyrje në punët e brendshme të SHBA ka ngjallur reagim të madh dhe zemërim mes shqiptarëve kudo ku jetojnë e punojnë, veçanërisht në Shqipëri e Kosovë.
***
Por ajo që i ka bërë më shumë çudi të gjithë shqiptarëve, lidhet me faktin se ambasadori amerikan Lu nuk ka thënë publikisht qoftë edhe një fjali përmes së cilës ti kërkonte Ramës të ndërpriste sulmet e tij ndaj Presidentit të SHBA apo së paku ti kërkonte të mos ndërhynte në punët e brendshme të SHBA, aq më tepër gjatë një fushate elektorale, të shtetit më te madh të botës dhe më demokratik të globit.
***
Pyetjet për Lu janë:
1) A i duket normale ambasadorit Lu kjo ndërhyrje e Ramës në punët e brendshme të SHBA? 
2) Përse ambasadori Lu s’ka reaguar ndaj këtij ofendimi që i bëri Rama kandidatit për President të SHBA Donald Trump që sot është presidenti i vendit tuaj? 
3) Përse ambasadori Lu s’ka mbrojtur imazhin e Presidentit tuaj, duke qenë përfaqësues i Presidentit të SHBA? 
***
Momenti i dytë që shqiptarët kanë reaguar masivisht ka qenë qëndrimi i Ramës kundër nismës së Presidentit Trump për çështjen e Jeruzalemit, ose më konkretisht votimi kundër nismës së Presidentit Trump në sesionin e OKB. Ndërkohë që nuk kishte një votë unanime të BE dhe disa vende të BE e të Ballkanit Perëndimor abstenuan apo nuk morën pjesë në votim. Edhe ky votim mesa duket është bërë me porosi të Sorosit për Ramën; ndonëse Rama ka lënë të kuptohet se ky veprim është kryer prej tij për ti bërë qejfin Erdoganit, gjë që edhe mund tja ketë shitur atij në takimin kokë më kokë. Ky veprim i kushtoi shumë rëndë Shqipërisë dhe shqiptarëve sepse pas këtij veprimi, Presidenti Trump do ta “klasifikonte” Shqipërinë në grupin e “vendeve armike”. Gjë që i ka hidhëruar shqiptarët kudo ku janë në të gjithë botën.
***
Edhe në këtë rast për ambasadorin Lu shtrohen këto pyetje:
1) A ka pasur një demarsh nga Uashingtoni (DASH) për ambasadorin Lu për të bashkëbiseduar me Ramën për votën në OKB? 
2) A kishte dijeni ambasadori Lu për demarshin e ambasadores së SHBA në OKB zonjës Niki Haley për të mbështetur nismën e Presidentit Trump?
3) A ka biseduar ambasadori Lu me Ramën për këtë çështje?
4) A ndjehet ndopak përgjegjës ambasadori Lu që Shqipëria pas kësaj vote anti-SHBA të Ramës është klasifikuar në grupin e “vendeve armike”?
Sigal