Sherr në një lokal në Tiranë, kuksiani qëllohet me sende të forta

169
Një person është plagosur pasi është qëlluar me sende të forta nga 3 persona pas një sherri në një lokal në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, ndërsa i plagosuri është U.E, 40 vjeç, banues në Kukës. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar A.GJ, 42 vjeç, banues në Tiranë, si dhe dy bashkëpunëtoreve të tij.
Njoftimi i policisë: 
Më datë 05.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.GJ, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, te një lokal, në bashkëpunim me dy shtetas të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta shtetasin U.E, vjeç 40, banues në Kukës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.