Sheh ish-të dashurën me një djalë, i rreh të dy në lokal

454
Xhelozia për ish-të dashurën, pasi e pa në kafene me një djalë tjetër, duket se ia ka errësuar sytë një 26-vjeçari nga Kruja. Sipas policisë, ai është hedhur direkt në “sulm”, duke rrahur atë dhe djalin me të cilin shoqërohej. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “Frutikulturë”, të Kamzës, në Tiranë. Burime nga Policia thanë se kanë arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të ngjarjes, 26- vjeçarin Ali Seferi, banues në fshatin Tapizë të Krujës.
Ka qenë vetë vajza e dëmtuar, 23- vjeçarja me iniciale E.T., e cila ka telefonuar në Sallën Operative të Policisë së Tiranës, duke denoncuar ngjarjen. Më pas ajo ka bërë edhe kallëzim me shkrim në Komisariatin nr. 5, ku ka treguar me detaje atë çfarë kishte ndodhur.
Sigal