Çokollata e zezë dhe dobitë e saj

558
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Detroit, në Shtetet e Bashkuara, rezulton se konsumi i çokollatës së zezë është po aq e mirë për shëndetin sa edhe ushtrimet. Një nga substancat që përmban çokollata, stimulon mitokondritë, këto lloje centralesh që dërgojnë energji në qelizat tona. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit ushqyen minjtë me epikatekin (substancë që përmban kakao) për pesëmbëdhjetë ditë. Pas testit, minjtë kishin përmirësuar performancën e tyre fizike dhe kishin rritur numrin e kapilarëve dhe mitokondrive në muskujt e tyre. Sipas këtij studim çokollata mund të ndihmojë në vonesën e plakjes së muskujve, duke shmangur zhdukjen graduale me kalimin e moshës të mitokondrisë. Për fat të keq, ky konstatim që është vërejtur tek minjtë nuk mund t’i atribuohet njeriut. Pra duhet të vazhdojmë të hamë pak çokollatë të errët, të pasur me antioksidantë dhe magnez, sepse çokollatë është e mirë kundër stresit dhe ndihmon në sistemin e qarkullimit të gjakut. Por, i shoqëruar nga një udhëtim me biçikletë apo në këmbë është mënyra më e mirë për të qëndruar në formë!
Sigal