Iran, dënohet korrespondenti i “Washington Post”

442
Korrespondenti i “Washington Post” në Teheran, i akuzuar nga autoritetet iraniane për spiunazh, është dënuar nga një gjykatë e Republikës Islamike. Lajmin e ka bërë të ditur televizioni iranian. Gazetari Jason Rezaian ndodhet në burg prej 400 ditësh. Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholam Hossein Mohseni Ejehi ka deklaruar: “Është dënuar, por nuk mund të jap detaje të vendimit”. Ai ka shtuar se, Rezaian dhe avokati i tij kanë 20 ditë për të ërë apelimin.  Leila Ahsan, avokate e gazetarit, tha një ditë më parë se shefi i zyrës së “WP” në Teheran përballet me një seri akuzash, mes të cilave ajo për spiunazh, për të cilat rrezikon deri në 20 vjet burg. Procesi ndaj tij, që është zhvilluar me dyer të mbyllura, është kritikuar ashpër nga qeveria amerikane dhe organizatat për lirinë e shtypit.
Sigal