SHBA, Martin Shkreli jep dorëheqje nga kompania Turing

498
Ndërmarrësi farmaceutik, Martin Shkreli, ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të kompanisë farmaceutike, Turing. Dorëheqja pason arrestimin e tij nga FBI në Shtetet e Bashkuara, në kuadër të hetimeve federale për shkelje fiskale.
Shkreli, me origjinë shqiptare, u bë i njohur në muajin shtator të këtij viti, pasi bleu linjën e prodhimit të ilaçeve Daraprim, duke shtrenjtuar çmimin e tij nga 13.5 në 750 dollarë, një rritje kjo prej 5,000 për qind. Agjencitë botërore të lajmeve njoftojnë se hetimet federale kundër tij nuk kanë të bëjnë me çmimin e ilaçit.
Sigal