Sekuestrohen në burgun e Fierit 20 celularë, ja ku ishin fshehur

706
Sigal

Në burgun e Fierit janë sekuestruar 20 celularë. Sekuestrimi u bë nga punonjësit e sigurisë, dhe celularët ishin të fshehur nëpërmjet portave të mini-futbollit.

                  

Kapja e telefonave celularë u bë pas një kontrolli të imtësishëm, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.