Njihuni me një prej trashëgimtareve të ikonës së modës

533
Sigal

Pak orë pas ndarjes nga jeta e legjendës së modës, Karl Lagerfeld është vendosur edhe zëvendësuesja e tij. Ajo do të jetë  Virginie Viard, drejtoresha e stilit të markës “Chanel”.

Sipas “The Independent” Viard ka punuar së bashku me Karl Lagerfeld prej disa dekadash. Puna e saj me “Chanel” filloi në vitin 1987, kur një mik i familjes i rekomandoi emrin e saj, Karlit.

Të dy stilistët kanë qenë të pandashëm që nga ajo kohë. Vetë Lagerfeld e ka përshkruar kështu raportin e tyre:

“Ajo është dora ime e djathtë dhe dora ime e majtë. Marrëdhënia jonë është thelbësore”.

Pavarësisht se ishte mirë nga shëndeti një vit më parë, Karl Lagerfeld tregoi para disa kohësh planet për funeralin e tij. Ai ka qenë kundër që trupi i tij të varroset, dhe ka kërkuar që të digjet dhe hiri i tij të shpërndahet së bashku më atë të së ëmës dhe të maces Choupette.

Lagerfeld qëndronte shumë kohë me macen e tij me qime të bardha, e cila ka edhe një profil të sajin në rrjetet sociale.

Kur u pyet nëse ajo do të ishte trashëgimtarja e pasurisë së tij, ai u përgjigj: “Mes të tjerëve, po, por mos u shqetësoni, ka mjaft për të gjithë”.

Mendohet se pasuria e Lagerfeld vlen afërsisht 200 miliardë dollarë.