Seks online, arrestohen dy vajzat dhe tutorja në Tiranë

925
Policia e Tiranës ka kryer një tjetër operacion “Chat Line 5”, ku ka arrestuar 2 shtetase dhe ka proceduar penalisht një tjetër për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “Chat Line 5”, ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

• B.S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një studioje “Chat Line” për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe ” Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/2 dhe 115 i Kodit Penal.

• A.K., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucion”.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni” shtetasja:
• M.A., 40 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.

Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” të parashikuara nga nenet 114/2 dhe 115 të Kodit Penal për shtetasen B.S., dhe për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 për shtetaset A.K., dhe M.A
Sigal