Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve

609
Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë do të vazhdojë. Kjo si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës Administrative, e cila ka rrëzuar padinë e banorëve të Tropojës për ndërprerjen e punimeve.
Kujtojmë se 27 banorë të Dragobisë dhe shoqata TOKA kanë dorëzuar në Gjykatën Administrative një padi për anulimin e vendimit të KKT për lejen e ndërtimit të 2 HEC-eve në Valbonë.
Që nga shkurti i vitit 2016, banorët e zonës të mbështetur nga grupe mjedisore dhe artistë kanë protestuar kundër vendimeve për të ndërtuar hidrocentrale në lumë, të cilat Qeveria i ka vulosur në vitin 2009 dhe 2013.
Ata thonë se ndërtimi i hidrocentraleve do të dëmtojë mjedisin dhe potencialin turistik të zonës së Alpeve Shqiptare.
Në maj të vitit 2017, 27 banorë nga Rrogami, Valbona, Dragobia dhe Çeremi paraqitën në gjykatën administrative të Tiranës një padi, përmes së cilës i kërkonin gjykatës të anulojë kontratat për dy hidrocentralet që janë në proces ndërtimi në atë që përcaktohet si park kombëtar.
Ata thonë se procedurat që Ministria e Industrisë, Ministria e Mjedisit dhe agjenci të tjera shtetërore kanë ndjekur kanë çuar në dhënie lejesh që janë shkelur në mënyrë flagrante.
Por Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e tyre.
Sigal