Saimir Tahiri nuk rri duarkryq, pas bllokimit të pasaportës shkon sërish në Gjykatë

568
Saimir Tahiri nuk rri duarkryq, pas vendimit të Gjykatës për të bllokuar pasaportën e tij. Ish-ministri i Brendshëm ka qënë i shoqëruar nga avokati i tij, Maksim Haxhia teksa i janë drejtuar sot Apelit për Krimet e Rënda për të ankimuar vendimin e gjykatës e cila i bllokoi pasaportën duke i penguar kështu çdo mundësi për lëvizje jashtë vendit.
Pak ditë më parë teksa ishte brenda në Gjykatë, Tahiri shprehej se ndaj tij nuk kishte asnjë provë dhe se nuk duhej ti bllokohej pasaporta.
‘Kam përshtypjen se ligji i parashikon të dyja, megjithatë nuk dua të argumentoj shumë për këtë pjesë. Ajo që dua të them është se a ekziston rreziku që unë të largohem jashtë vendit nga frika për veprat penale për të cilat akuzohem? Ato janë akuza që unë i dija, isha njohur më parë dhe nuk kishte asnjë akuzë të re për mua, apo ndonjë rrethanë të re rënduese që do të më shtynte të largohesha.
Nëse për këtë vendim u jeni referuar hyrje-daljeve të mia, unë kam hyrje-dalje pafund, me kë makinë kam dashur, por për asnjërin prej tyre unë nuk kam pasur dijeni që personat që e kanë poseduar kanë qenë të inkriminuar. Nuk më dhemb aspak mosdalja jashtë vendit.
Madje, nëse më thoni që të rri në shtëpi, apo në burg, do të rri. Ajo që më dhemb është marrja e vendimeve të pabazuara, të pambështetura. Sa u përket dy patentave apo edhe dy personave nën hetim që kanë përmendur emrin tim, pse duhet të merren masa të tilla?
Kemi rastin e një kryetari gjykate, të cilit iu përmend emri nga dy persona se kërkonte para për një vendim dhe asnjë masë nuk u mor për të. Dua t’ju them, se nuk do doja as për ju dhe as për askënd që të merreshin masa të tilla vetëm se përmendet emri nga dy të inkriminuar’, u shpreh pak ditë më parë Tahiri.
Sigal